Edhe pse periudhë dimri, kushtet e pazakonta të motit pa reshje dhe temperaturat e larta u kanë lënë hapësira punimeve për rikualifikimin urban në lagjet e qytetit të Kukësit, një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Për banorët, edhe me kaq sa është punuar duket se hapësirat dhe konturimi i rrugicave trotuareve po merr formën e duhur.
Një pjesë e mirë e infrastrukturës nën e mbitokësore është drejt përfundimit çka i jep mundësi mbylljes së këtij projekti brenda afateve të përcaktuara.
Gazmend Lala është drejtues punimesh thotë se ecuria e punimeve është e mirë duke u dhënë mundësi për të përfunduar në kohë projektin.
“Deri tani ecuria e punimeve ka shkuar normalisht dhe të favorizuar nga kushtet klimaterike jemi optimistë që do ta mbarojmë brenda afatit këtë projekt.”
Ndërsa një prej banorëve thotë për RTSH-në, se “Edhe pa u përfunduar infrastruktura ka marr atë paraqitjen e vetë duke i dhënë një frymëmarrjes kësaj lagje e cila ka qenë me më pak investime në gjithë këtë zonë.”
Drejtuesi i punimeve na flet për proceset e punës dhe fazën aktuale të këtyre proceseve.
“Projekti përfshinë sistemimin e kanalizimeve që kanë qenë të bllokuara dhe i kemi bërë të reja. Parashikohet heqja e dherave, shtresat dhe rikualifikim të lagjes dhe tashme jemi në fazën e vendosjes së bordurave dhe stabilizantin duke i kthyer të gjitha rrugicat me ndriçim.
Rikualifikimi urban në lagjen nr 3 është pjesë e projektit ku janë përfshirë edhe lagje 2 dhe 6.
Pas përfundimit të infrastrukturës nën dhe mbitokësore, puna do të vijojë me fasadat e pallateve siç është parashikuar në projektin e financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
/rtsh.al/