Në tregun e gjësë së gjallë në Kukës ka mungesë të blerësve.
Përballë kësaj situate që është reflektuar me numër më të paktë të bagëtive që nxirren në shitje, tregtarët thonë se interesi për të mbarështuar kafshët ka rënë dukshëm.
Blegtorët e ardhur nga njësite ndryshme administrative thonë se dhe këto pak dele e lopë po shiten me një çmim shumë të lartë.
“Sot kam dal për të shituar por tregu shumë i dobët sepse janë larguar njerëzit” shprehet një qytetar që ka dal në treg .
Arsyeja se perse po tkurret tregu i gjësë se gjalle është mungesa e krahut të punës.
Rinia ka ikur, shprehet një qytetar për RTSH , dhe unë jetoj vetëm me bashkëshorten në shtëpi dhe gjatë verës shkojmë në fshat.
Ndërsa një tjetër qytetar shprehet se ka rreth pese vite qe merret me mbarështimin në blegtori dhe me ketë vazhdon e mban familjen.
Puna në blegtori e bujqësi po refuzohet nga te rinjtë. Ne Kukës janë kryesisht grup moshat 50-65 vjeç që merren me së shumti me mbarështimin e bagëtive duke ndikuar ne uljen e krerëve që shiten ne tregun e gjësë së gjallë.
/rtsh.al/