RTSH 24 Live

Botë

Uragani "Helenë", rritet mbi 150 numri i viktimave në SHBA

02/10/2024

Uragani "Helenë", rritet mbi 150 numri i viktimave në SHBA

Ka shkuar mbi 150 numri i të vdekurve në shtetet juglindore të SHBA-së për shkak të fatkeqësive të shkaktuara nga uragani "Helene", i cili javën e kaluar mbërriti në vijën bregdetare të Floridas me kategorinë 4, transmeton Anadolu Ajansi.

Zyrtarët nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (FEMA) njoftuan gjithashtu se për shkak të fatkeqësive të shkaktuara nga uragani "Helene", më shumë se 1.000 njerëz qëndrojnë në strehimore.

Autoritetet njoftuan se më shumë se 150 mijë familje kanë aplikuar për ndihmë dhe se në zonat e prekura nga uragani janë dërguar ndihma ushqimore dhe ujë.

Në Florida, shteti që uragani goditi fillimisht, kishte ndërprerje të energjisë në më shumë se 1,2 milion shtëpi dhe biznese, si dhe 1 milion në Georgia, 1,3 milion në Karolinën e Jugut dhe 600 mijë shtëpi dhe biznese në Karolinën e Veriut.

Presidenti Biden shpalli "gjendje fatkeqësie" në Florida dhe Karolinën e Veriut dhe urdhëroi "ndihmë federale" për të prekurit nga uragani. Ai pritet të vizitojë këtë javë zonat e prekura nga uragani.

/ rtsh.al /