RTSH 24 Live

Sociale

Universitetet, probleme me provimet on line

24/02/2021

Universitetet, probleme me provimet on line

Studentët janë përballur me probleme këtë sezon të  parë të provimeve online. Shumë  prej të rinjve  që ndjekin  fakultetin e drejtësisë nuk arritën të testoheshin në distancë, si pasojë e vështirësive teknike me të cilat u përballën.
Për studenten e vitit të parë në programin e drejtësisë Mesuara Tafa, zhvillimi i provimeve në këto kushte nuk ka qenë i lehtë. Ajo i është nënshtruar këtë semestër të parë 3 provimeve ku tezat e tyre herë konfiguroheshin në ekranin e kompjuterit dhe herë largoheshin prej tij, duke i marrë shumë kohë e njekohësisht duke e vonuar edhe në kthimin e përgjigjieve. 
Mesuara sqaron se shumë prej studentëve dështuan  në tentativën e  tyre për të zhvilluar provimin e lëndës së historisë së institucionit, pasi e patën të pamundur të hynin  në sistem.
Ndërsa per  studenten  e vitit të dytë master në drejtësi Esmeralda Murati eksperjenca e dhënies së provimeve online nuk ka qënë e keqe. Ajo sqaron se ka dhënë pjesën më të madhe të provimeve dhe  çdo gjë ka shkuar shumë mirë. 
Studentët jane ankuar edhe për përcaktimin e sezoneve. Në disa fakultete sezonet janë shkurtuar, duke i lënë me pak ditë në dispozicion  studentëve për tu përgatitur nga njeri provim në tjetrin.
Edhe pse vazhdimisht studentët kanë kërkuar të kthehen në auditore, komiteti i ekspertëve ka gjykuar që ende mësimi në institucionet  e arimit të lartë do të vijojnë në distacë. I vetmi lëshim i bërë prej tyre gjatë kësaj periudhe pandemie ka qënë lejimi i testimit në auditore të një numëri të kufizuar lëndësh specifike.