RTSH 24 Live

Sociale

UNICEF dhuron 920 kite higjenike për Maliqin

20/11/2020

UNICEF dhuron 920 kite higjenike për Maliqin

Rreth 120 kite higjenike për kopeshtet dhe shkollat si dhe rreth 800 pako higjenike për familjet në nevojë janë dhuruar nga UNICEF për bashkinë e Maliqit. Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Sektorit Social dhe Strehimit Azem Nuhu, i cili tha se të gjitha pakot janë magazinuar tashmë ndërsa shpërndarja e tyre si për familjet në nevojë ashtu edhe për institucionet arsimore do të kryhet javen e ardhshme:

Kjo është hera e dytë që UNICEF dhuron kite higjenike për qytetarët e bashkisë së Maliqit, ndërsa mendohet që ky bashkëpunim të vijojë edhe në të ardhmen.