RTSH 24 Live

Sociale

Ujërat termale të Bënjës frekuentohen nga 43 mijë vizitorë

07/01/2021

Ujërat termale të Bënjës  frekuentohen nga 43 mijë vizitorë

Ujërat termale të Bënjës në qytetin e Përmetit , kanë shënuar edhe numrin më të lartë të vizitorëve , gjatë vitit që lamë pas .Edhe pse një vit i vështirë në  sektorin e turizimit,  banjat e Bënjës regjistruan mbi 40 mijë vizitorë vendas, ndërsa një numër i ulët ishte pikërisht ai i turistëve të  huaj,  pasi sipas të dhënave nga Agjensia e Zonave të Mbrojtura në Gjirokastër,  ujërat termale  patën rreth 2800 vizitorë  të tillë. Drejtuesi i këtij institucioni Grigor Dushi, bën me dije se duke ju referuar një frekuentimi kaq të lartë,  ky vit  konsiston pikërisht me projektin  në këtë pikë turistike  .

- Ishte  një vit shumë i vështirë për turizmin në qarkun e Gjirokastrës . Por fatmirësisht turizimi vendas, krijoi impaktin më të lartë të vizitueshmërisë në zonat e mbrojtura . Banjat e Bënjës,  është  monumenti ,i cili  shënoi edhe pikun e vizitorëve . Në gjithë vitin ujërat termale u frekuentuan nga 43 mijë  shtetas,  prej të cilëve vetëm 40 mijë vendas . Edhe sot, që jemi në këto ditë të para të këtij fillim viti, Bënja vazhdon të vizitohet  kryesisht gjatë fundjavës . Duke parë dhe një numër kaq të lartë vizitorësh, mund të themi se projekti për rehabilitimin e këtij territori  të mbrojtur  ishte mëse emergjent. Investimi I cili pritet të fillojë në mars përfshin përmirësimin e infrastrukturës të vaskave drejt Shpellës së Pëllumbave , ndërtimin e rrugës hyrëse dhe shtrimin e territorit për kampingjet familjare . Për këtë të fundit u krye një ndërhyrje e pjesshme  vitin që lamë pas , sepse pjesa dërrmuese e turistëve të huaj, vijnë me rulotat, por numri tejet i lartë, kërkon një shesh më të gjerë. Urojmë që ky vit të jetë ndryshe sa i përket turizimit " thotë Gushi

Nga ana tjetër të vizitueshme kanë edhe edhe zonat e tjera të mbrojtura në qarkun e Gjirokastrës, siç është Bredhi i Hotovës , parku  i  Zagories  etj .