RTSH 24 Live

Botë

Turqi- Sulm terrorist vdekjeprurës, goditet kompania kryesore e mbrojtjes

3 orë para

Turqi- Sulm terrorist vdekjeprurës, goditet kompania kryesore e mbrojtjes

Një sulm "terrorist" vdekjeprurës ka ndodhur në Turqi, i cili kishte në shënjestër një kompani turke të hapësirës ajrore. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin Ankara.

“Një sulm terrorist u krye kundër objekteve të Industrisë Ajrore Turke Inc. (TUSAS) në Kahramankazan në Ankara. Fatkeqësisht, pas sulmit kemi të vrarë dhe të plagosur”, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya në X.

Një video e mediave sociale e verifikuar dhe gjeolokuar nga CNN, tregoi momentin kur një shpërthim tronditi selinë e TUSAS. Pas shpërthimit, një person që mbante një armë zjarri shihet duke vrapuar në atë që duket se është një parking.

Kryebashkiaku i Ankarasëk, Mansur Yavas tha se ishte "i pikëlluar" nga sulmi ndaj TUSAS, një kompani e madhe e mbrojtjes.

Tre persona janë vrarë në sulmin në selinë e kompanisë shtetërore turke të aviacionit, sipas kryebashkiakut lokal. Selim Çirpanoglu, kryebashkiak i provincës Kahramankazan, i tha kanalit televiziv turk Tele1 se pesë persona të tjerë ishin plagosur, raporton Reuters.

TUSAS u inkorporua në Ministrinë e Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë në 1973 për të reduktuar "varësinë e huaj në industrinë e mbrojtjes" të vendit, sipas faqes së saj të internetit.

Sulmi ndodhi ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte në qytetin rus të Kazanit për të marrë pjesë në samitin vjetor të BRICS.

/rtsh.al/