RTSH 24 Live

Sociale

CEO i Tesla thekson rëndësinë e riprodhimit për të ardhmen e njerëzimit

3 orë para

CEO i Tesla thekson rëndësinë e riprodhimit për të ardhmen e njerëzimit

Elon Musk mndon se njerëzit duhet të shqetësohen shumë për koston e rritjes së fëmijëve. CEO i Tesla dhe SpaceX u pyet në një tubim pro-Trump në Harrisburg, Pennsylvania se çfarë këshille do t’i jepte brezit të ri, kur bëhet fjalë për të pasur fëmijë. “Këshilla ime për krijimin e familjes është të fillosh menjëherë”, u përgjigj ai. “Unë mendoj se njerëzit shqetësohen shumë për rritjen e fëmijëve…”, tha Musk, personi më i pasur në botë me një vlerë neto prej 242 miliardë dollarësh sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.  “Por sinqerisht, me të vërtetë nuk ka kohë si e tashmja. Vetëm bëni fëmijë. Nuk do të pendoheni. Do të funksionojë”, shtoi ai.

Ekzekutivi i teknologjisë, i cili ka 11 fëmijë të njohur, u ka kërkuar njerëzve “të riprodhohen për vite me radhë”, duke paralajmëruar për kolaps të popullsisë globale nëse nuk e bëjnë këtë. “Thjesht bëni fëmijë në një mënyrë ose në një tjetër, ose njerëzimi do të vdesë”, qe shprehur ai në maj të këtij viti. “Po bëj çmos për të inkurajuar më shumë njerëz që të bëhen prindër dhe në mënyrë ideale të kenë tre ose më shumë fëmijë, në mënyrë që njerëzimi të rritet”, qe shprehur ai në maj të këtij viti përmes një shkrimi në rrjete sociale.

Gazetar Artur Meta

/ rtsh.al /