RTSH 24 Live

Sociale

Vajzat që kanë zgjedhur “profesione meshkujsh”

3 orë para

Vajzat që kanë zgjedhur “profesione meshkujsh”

Ndonëse është konsideruar kryesisht degë për djemtë, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit në shkollat profesionale ka rritur interesin e vajzave duke ndryshuar edhe raportin.

Sara, nxënëse e vitit të dytë thotë se zgjedhja e bërë nga vetë ajo është përqafuar edhe nga prindërit.

"Kisha gjithmonë atë dëshirën time që si nga telefoni apo dhe nga kompjuteri të zgjidhja disa gjëra. Që në klasën e 9-të e dija që ekzistonte një shkollë profesionale dhe isha vetë ajo që zgjodhi këtë degë studimi. Nga vitet e fundit numri i vajzave është rritur”, shprehet Sara.

Për Sarën rruga drejt të ardhmes ka nisur të marrë drejtimin e duhur, pasi ajo është e vendosur të bëhet një programuese e ardhshme.

Një ditë marrim teorinë, ditën tjetër japim praktikën. Kam mësuar shumë gjëra dhe arrij të bëj montim dhe çmontim te kompjuterit", shprehet Sara.

Shkolla profesionale në Kamëz ofron për nxënësit kushte të nevojshme për realizimin e orëve të praktikës. 6 laboratorët e drejtimit mësimor TIK, mundësojnë marrjen e njohurive në ndërtimin e rrjeteve kompjuterike, në pajisje reale CISCO, më të mirat pajisje në fushën e rrjetit.

/rtsh.al/