RTSH 24 Live

Sociale

Pasioni për blegtorinë, është koha t’i kthehemi vendit tonë përmes punës

8 orë para

Pasioni për blegtorinë, është koha t’i kthehemi vendit tonë përmes punës

Ramadan Jupa nga Hasi mbarështon bagëti brez pas brezi. Sot ai ka moshën 60-vjecare. Ditën e nis herët e nuk shkëputet nga bagëtitë e tij asnjë ditë

“Brez pas brezi kam qenë merakli dhe sot janë të gjitha kushtet për të mbajtur blegtori”, u shpreh Ramadan Jupa.

Një pjesë të tokës e ka marrë me qera për kullotë. Jupa tregon se pjesën më të madhe të mishit e tregton dhe mban familjen me këtë aktivitet.

Jupa bën thirrje se është koha për t’u kthyer me investime në fshatrat e qyteteve tona, për arsye se blegtoria e bujqësia po gjen mbështetetje nga qeveria përmes subvencioneve dhe projekteteve ndihmëse.

Gazetar: Dashmir Shehu  

           

/RTSH/