RTSH 24 Live

Sociale

Nxjerrja e rakisë, banorët e fshatit Erind vazhdojnë traditën

7 orë para

Nxjerrja e rakisë, banorët e fshatit Erind vazhdojnë traditën

Braho Sali nga fshati Erind i njësisë administrative Lunxhëri të bashkisë Gjirokastër është plot 71 vjeç. Ai mësoj që prej një moshe fare të re mënyrën e nxjerrjes së rakisë nga babai i tij dhe që atëherë nuk e ka lënë pas dore traditën e nxjerrjes së kësaj pije tradicionale   në mënyrë artizanale. 71 vjeçari na tregon sot se cili është sekreti i nxjerrjes së rakisë  dhe proceset që duhet të ndiqen.

Sali thotë se tradita e nxjerrjes së rakisë duhet të ruhet edhe nga brezat e rinj, të rinjtë shprehet ai duhet të tregojnë më shumë interes për ta mësuar këtë proces.

Kjo pije tradicionale përdoret nga banorët e Erindit tashmë jo vetëm për  mysafirët  por edhe për mikpritjen e turistëve të huaj në mënyrë që ata të njihen me traditat e vendit.

/RTSH/