RTSH 24 Live

Politikë

Alibali: Metës nuk i ka mbetur tjetër vetëm të bëjë luftë politike

2 orë para

Alibali: Metës nuk i ka mbetur tjetër vetëm të bëjë luftë politike

Juristi Neritan Alibali deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se Metës nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të përballet politikisht. Sipas tij, në të dy deklaratat si të policisë dhe të ministrit është thënë se Meta kundërshtoi me dhunë.

“Nëse Meta i ka goditur këta të policisë quhet dhunim, por jo fjalori apo shtyrja.  Nuk duhet përqëndruar vëmendja te trupa e policisë, por te ata që e urdhëruan. Babai im është arrestuar në kafe në mes të Tiranës, në mes të njerëzve duke e tërhequr zvarrë. Këto arrestime bëhen që njerëzit të shohin, të tremben. Publiku është ndarë në qëndrimet e SPAK, pro  dhe kundër. Ramës i intereson elektorati i vet që i hodhi ushqim. Po të shkonte i urtë Meta do thoshin se çfarë burri ishte ky. Çdo veprim që është bërë, nëse ka shkelur ligjin, është gafë proceduriale që do të ndikojë në zhvillimin e procesit.”, tha Alibali.

  

/rtsh.al/