RTSH 24 Live

Politikë

Neza: Sjellje barbare e trupës policore ndaj Metës

2 orë para

Neza: Sjellje barbare e trupës policore ndaj Metës

Arrestimi i ish presidentit Ilir Meta, aktualisht  president i Partisë së Lirisë, e dyta më e madhja e opozitës, ishte në vemendje të emisionit 3D nën drejtimin e gazetares Sonila Agostini.

Analisti Sami Neza tha se arrestimi i zotit Meta do të bënte bujë për shkak të potencialit të përfaqësues në 34 vitet e politikës shqiptare, pas rënies së diktaturës komuniste. 

Zoti Neza kujtoi detyrat e larta të zotit Meta si ministër, kryeministër, kryetar i parlamentit dhe president i Shqipërisë.

Për zotin Neza mënyra se si u arrestua zoti Meta nuk përshkruhet në asnjë rregullore të policisë shqiptare. "Edhe ministri brendshëm nuk ishte në gjendje të justifikonte atë sjellje barabare të trupës policore që mori pjesë në arrestim" tha analisti Sami Neza.

/ rtsh.al /