RTSH 24 Live

Politikë

Alibali: Mënyra e arrestimit të Metës, gafë proceduriale, do ndikojë në gjykim

2 orë para

Alibali: Mënyra e arrestimit të Metës, gafë proceduriale, do ndikojë në gjykim

Analisti, Neritan Alibali në emisionin “3D” e ka konsideruar një gafë proceduriale arrestimin e ish- presidentit Ilir Meta, aktualisht  president i Partisë së Lirisë.

Teksa e konsideron një skenar nga Ministria e Brendshme, Alibali shprehet se mund të ishte zgjedhur një mënyrë tjetër arrestimi pasi sipas tij, kjo formë pritet të ndikojë në gjykimin e tij.  

Ilir Meta është personi që ka mbajtur më shumë funksione të larta shteti. Këto dy ditë vëmendja ka qenë tek grupi I cili realizoi arrestimin e tij. Nuk është përgjegjësia e tyre, është skenar i hartuar dhe përgjegjës është Ministria e Brendshme. Mendoj që është një spektakël politiko-artistik për të treguar popullit që po arrestojmë një të tillë. Mendoj që mënyra e arrestimit të Metës është një procedurë proceduriale sepse në rast se çështja do të kalojë të gjitha shkallët dhe nëse shkon në Strasburg kam përshtypjen se që në deklaratën e parë, avokati i tij e deklaroi se do të kundërpërgjigjemi mbi bazën e konceptit të procesit të parregullt ligjor. Nëse shkon në Strasburg, ata shqyrtojnë procesin që nga momenti i arrestimit. Mund të përdorej dhe mënyrë tjetër arrestimi sikurse mund të thirrej në SPAK", tha Alibali.

/rtsh.al/