RTSH 24 Live

Botë

Sulmi vdekjeprurës në Ankara, Zukali: Situata është e rëndë. Atentati i paramenduar

5 orë para

Sulmi vdekjeprurës në Ankara, Zukali: Situata është e rëndë. Atentati i paramenduar

Autoritetet turke kanë bërë me dije se një sulm vdekjeprurës u ndërrmorr sot në selinë e një nga kompanive më të rëndësishme në fushën e mbrojtjes në vend, Industrive turke të Hapësirës Ajrore, ndërsa mediat e vendit raportuan për një shpërthim të fortë dhe të shtëna armësh në atë kompani.

Bora Zukali, kryetar i shoqatës Vatra në Turqi në një lidhje për studion e RTSH24 tha se situata paraqitet e rëndë me shumë të vrarë e të plagosur.Ndërsa solli detaje nga akti terrorist, Zukali tha se ngjarja sipas tij e planifikuar dhe studiuar mirë ka ndodhur gjatë ndërrimit të turneve. tw punonjësve. 

Situata është shumë e rëndë, shumë janë vrarë dhe shumë janë plagosur. Ministria e Mbrojtjes dhe policia ushtarake kanë bllokuar zonën për mos transmetime të lajmeve deri në njoftime zyrtare. Situata është stabilizuar. Disa dëshmitarë thonë se ishin autorë të sulmit ishin tre ndërsa disa të tjerë thonë se ishin pesë. Kane kaluar në zonë me një taksi private dhe kur kanë hyrë brenda i kanë plasur granate sipër e më pas kanë sulmuar me kallashnikov rus duke lënë shumë të plagosur. Kur kanë sulmuar, 15 mijë vetë ishin në punë dhe ishte momenti i rikthimit të turneve, ky ishte plani mesa duket pasi atentati është paramenduar. Personat kanë studiuar lëvizjet se kur bëhen, pra cili popull hyn dhe del në atë orar. Policia ushtarake po heton zonën. Kanë sekuestruar kamerat. Nuk ka ende një numër fiks të të plagosurve", tha Zukali.

/rtsh.al/