RTSH 24 Live

Politikë

Saraçi: Urdhri për arrestimin e Metës është dhënë nga Rama në Asamblenë e PS

2 orë para

Saraçi: Urdhri për arrestimin e Metës është dhënë nga Rama në Asamblenë e PS

Për kryeredaktorin Romir Saraçi urdhri për arrestimin e ish- presidentit Ilir Meta është dhënë nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS-së. Në emisionin “3D”, Saraçi theksoi se sipas tij, kryeministri i detyrohej qytetarëve shqiptarë një qëndrim lidhur me arrestimin e Metës.

“Deklarata e kryeministrit më duket më shumë si tallje me memorien e shqiptarëve. Rama nuk është nga ata që nuk komenton vendimet e gjykatës. Por nëse do të kthehemi pas, urdhri për arrestimin e Metës është dhënë nga kryeministri në Asamblenë e PS-së. Në është zbatim urdhri apo në është komentim atë ta sqarojë kryeministri, por ka qenë urdhër i tipit që koha ka mbaruar. Sot, kryeministri nuk mund të dalë me deklaratën që nuk kam koment ndaj arrestimit të ish- presidentit. Minimalisht, Rama duhet t’i tregonte shqiptarëve se cili është qëndrimi i tij për bashkëpunëtorin e tij, pra presidentin e vendit, pasi i tillë mbetët pasi ka mabjtur shumë poste. Kemi parë reagime për të tjerë, por në rartin e Metës theksoj ishte tallje me memorien e qytetarëve shqiptarë", tha Saraçi.

/rtsh.al/