RTSH 24 Live

Politikë

Gjikondi: E turpshme të hash bukën e të majtës dhe të lidhësh shallin e PS në të ndenjura

3 orë para

Gjikondi: E turpshme të hash bukën e të majtës dhe të lidhësh shallin e PS në të ndenjura

Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH u shpreh se ishte mjaft i shëmtuar fakti që Monika Kryemadhi, e akuzuar për korrupsion, ka pasur një rrugëtim të gjatë me familjen socialiste të së majtës, dhe në GJKKO kishte lidhur shallin e PS-së në të pasmet e saj.

“Nuk kisha asnjë pritshmëri që do ndryshonte masa e arrestit ndaj Metës dhe Kryemadhit. Ai është i vetëdijshëm për ato që ka bërë, gjë që ka sjellë edhe ato reagime të paekuilibruara. Më trishton ambientimi shqiptarëve ndaj klasës së lartë politike për ato që deklarojnë kundër drejtësisë me një fjalor të papërshtatshëm. Fyerja ndaj drejtuesve të lartë të drejtësisë, sjell dhe  sjellje më të gjerë negative në publik. Kryemadhi dhe Meta akuzohen për të njëjtat vepra penale. Gjëja më e shëmtuar në këtë histori është të “hash bukën e të majtës” e të lidhësh në të ndenjura flamurin e PS-së. Kjo është e shëmtuar. Të lidhësh shallin e një partie në të ndenjura është e shëmtuar. Kryemadhi nuk shkon dot në selinë e LSI-së se e ka përzënë burri. Është tmerrshme ambientimi me këtë nivel ordiner që rrezatojnë drejtuesit e lartë të politikës ndaj drejtësisë. Ka edhe drejtues të UÇK-së që janë në Hagë. E dimë se akuzat ndaj tyre nuk qëndrojnë, por s’kanë bërë skena të tilla të shëmtuara.”, tha Gjikondi.   

/rtsh.al/