RTSH 24 Live

Politikë

Sulmi në Ankara, Rama: Dënojmë aktin terrorist, jemi me Turqinë si 2 kombe vëllezër

2 orë para

Sulmi në Ankara, Rama: Dënojmë aktin terrorist, jemi me Turqinë si 2 kombe vëllezër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për aktin terrorist që ndodhi sot në  Ankara të Turqisë. Përmes një postimi në ‘X’, Rama shkruan se Shqipëria qëndron me Turqinë “si dy kombe vëllezër dhe aleate të NATO-s.”

Ai thekson se Shqipëria dënon fuqimisht terrorizmin në të gjitha format e tij ndërsa shton se Turqia do të dalë më e fortë nga ky sulm  “frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”.

Jemi thellësisht të pikëlluar nga raportimet për të vdekur dhe të plagosur në Ankara. Shqipëria qëndron me Turqinë si dy kombe vëllezër dhe aleate të NATO-s. Ne dënojmë fuqishëm terrorizmin në të gjitha format e tij dhe mbetemi plotësisht të bindur se Republika Turke do të dalë më e fortë nga një sulm kaq frikacak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”, shkruan kryeministri Rama.

Një sulm "terrorist" vdekjeprurës ndodhi sot në Turqi, që kishte në shënjestër një kompani turke të hapësirës ajrore. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin Ankara.

Një video e mediave sociale e verifikuar nga CNN, tregoi momentin kur një shpërthim tronditi selinë e TUSAS.

Pas shpërthimit, një person që mbante një armë zjarri shihet duke vrapuar në atë që duket se është një parking.

Deri më tani, autoritetet turke kanë njoftuar për katër të vdekur dhe 14 të plagosur nga sulmi terrorist.

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya u bëri thirrje njerëzve që ndjekin zhvillimet e fundit të mbështeten në deklaratat nga burime zyrtare.

Ai tha po ashtu se dy terroristë të përfshirë në sulm janë neutralizuar.

/rtsh.al/