RTSH 24 Live

Politikë

Kara: 85 për qind e shqiptarëve e donin arrestimin e Metës

2 orë para

Kara: 85 për qind e shqiptarëve e donin arrestimin e Metës

Juristi Romeo Kara ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini se 85 për qind e shqiptarëve e donin arrestimin e Ilir Metës.

Nga ana juridike ishte e pritshme, kurse nga ana sociale jemi të interesuar edhe për sjelljen, pjesën etike, jo vetëm ato norma që janë sanksionuar me ligj. Ka qenë një vendim i pritshëm jo vetëm nga ana juridike. Dje ka pasur një sondazh real ku 85 për qind ishin pro këtij vendimi, pavarësisht se vendimi gjyqësor nuk merret nga votimi i popullit”, u shpreh Kara.

Ai vuri në dukje se edhe perceptimi i opinionit publik për Ilir Metën është negativ dhe 98 për qind sipas tij e shohin si të padëshiruar në politikë.

Por në opinion ai është i dënuar me kohë me referendum. 98 për qind e shohin të padëshiruar, të panevojshëm. Madje të largohej nga politika. Mendoj që lufta ndaj krimit duhet të pa ngjyrë. Korrupsioni dhe krimi nuk ka ngjyrë. Të ndahen njerëzit e devotshëm nga të pa devotshëm”, tha më tej juristi Kara.

/rtsh.al/