RTSH 24 Live

Botë

Lufta e Izraelit me Hezbollahun, Franca 500 mln euro ndihmë për Libanin

4 orë para

Lufta e Izraelit me Hezbollahun, Franca 500 mln euro ndihmë për Libanin

Franca shpreson që një takim të enjten e rreth 70 delegacioneve për të mbështetur Libanin do të mbledhë rreth 500 milionë euro në ndihmë humanitare.

Sipas një dokumenti të Ministrisë së Jashtme theksohet se veç anës humanitare për të cilën Franca ka vendosur edhe një objektiv ambicioz për mbështetjen ndërkombëtare në rreth 500 milionë euro për Libanin.

Kjo konferencë synon të çojë në nisma konkrete për vendin, veçanërisht në anën humanitare për të cilën Franca ka vendosur një objektiv ambicioz për mbështetjen ndërkombëtare në rreth 500 milionë euro për Libanin”, thuhet në dokument.

Sipas Parisit, paketa do të ndihmojë kryesisht njerëzit e zhvendosur në sektorë që variojnë nga shëndeti, ushqimi, uji, higjiena dhe arsimi.

Nga ana e tij, Libani thotë se i duhen 250 milionë dollarë në muaj për t'u marrë me krizën që ka zhvendosur midis 500,000-1 milion njerëz nga Libani jugor që kur Izraeli filloi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Hezbollahut të mbështetur nga Irani në shtator.

Konferenca do të bëjë thirrje gjithashtu për një zgjidhje diplomatike të krizës bazuar në rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – e cila i dha fund raundit të fundit të konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut në vitin 2006 – dhe mbështetje shtesë për forcat libaneze të sigurisë, të konsideruara si garantues të unitetit dhe stabilitetit. në vend, sipas dokumentit.

/rtsh.al/