RTSH 24 Live

Politikë

Rama: Të pandalshëm drejt BE-së, von der Leyen: Fazë e re për Shqipërinë  

3 orë para

Rama: Të pandalshëm drejt BE-së, von der Leyen: Fazë e re për Shqipërinë  

Në hapjen e kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, kryeministri Edi Rama deklaroi se rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e pandalshme për shqiptarët.

Rama vuri në dukje se nuk është rastësi që Kolegji Evropian u çel në të njëjtën kohë me hapjen e grup kapitullit të parë për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Askush nuk do ta kishte besuar që kjo do të ndodhte në kohë kaq të shkurtër. Për mua nuk është rastësi që kolegji i Evropës e çel kampusin pikërisht në momentin që Shqipëria hapi grup kapitullin e parë për negociatat në Bashkimin Evropian.

Yjet e Shqipërisë janë në vijë të drejtë dhe rruga jonë drejt anëtarësimit tani është e pandalshme. Nuk ka kohë më të mirë që të kemi këtë grup studentësh të trajnuar për Bashkimin Evropian por edhe për vetë Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Rama.

Nga ana e saj, presidentja e Komisionit Evropian deklaroi se jemi në një moment historik për vetë Europën.

Ajo vuri në dukje se nëse Shqipëria vijon në rrugën e reformave të nisura atëherë deri në fund të vitit të ardhshëm mund të hapen të gjithë grup-kapitujt mes vendit tonë dhe Bashkimit Evropian.

Familja jonë po përgatitet për ribashkimin e saj. Një ribashkim në të cilin do të bëhen bashkë që jetojnë ndërmjet Detit të Zi dhe Adratikut. Për shembull, javën e shkuar, negociatatat e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian kanë hyrë në një fazë të re. Së bashku hapëm grup-kapitullin e çështjeve themelore. Nëse bëjmë punë shumë të mirë atëherë të gjithë grup-kapitujt do të hapen deri në fund të vitit të ardhshëm. Kjo është vërtet fantastike”, tha von der Leyen.

/rtsh.al/