RTSH 24 Live

Politikë

Gjokutaj: Arrestimi i Metës politik, pjesë e planit për izolimin e opozitës

2 orë para

Gjokutaj: Arrestimi i Metës politik, pjesë e planit për izolimin e opozitës

Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj foli për mediat pas daljes nga seanca në GJKKO ku dhe u rikonfirmuar masa e arrestit në burg për ish-presidentin.

Gjokutaj tha se arrestimi dhe procesi ndaj Metës është politik.

Nuk ka asnjë problem shëndetësor. Ai po përballet me një proces. Arrestimi është një vendim kundër opozitës sikurse ai i Berishës. Shikoni se Shqipëria po rrëshket në diktaturë”, tha avokati.

Lidhur më mënyrën e arrestimit të Metës, Gjokutaj tha se provat po mblidhen dhe se do të shkojnë drejt kallëzimit.  

“Do të bëjmë një padi penale ndaj policisë. Prokurorët nuk ishin sot në unison. Njëri u tha u bë pa probleme. Një tjetër tha do e shohim. Jemi të detyruar të mbledhim prova dhe të bëjmë kallëzimin përkatës. Po merremi me këtë punë dhe jemi në rrugë të mbarë”, tha Gjokutaj.

GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Ilir Metën, si dhe ‘detyrim paraqitje’ për Monika Kryemadhin. Në përfundim të seancës për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Monika Kryemadhit , Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. GJKKO ka lënë fuqi masat ndaj Metës, Kryemadhit dhe Çokut. Ndërsa për Pirro Xhixhon u vendos ndryshim i masës së dhënë nga 'arrest shtëpie' në 'detyrim paraqitje'. 

/rtsh.al/