RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Planet e Izraelit ndaj Iranit, FBI nis hetimet për rrjedhjen e informacioneve

4 orë para

Planet e Izraelit ndaj Iranit, FBI nis hetimet për rrjedhjen e informacioneve

FBI ka nisur hetimet mbi rrjedhjen e informacioneve sekrete mbi planet e Izraelit për sulme të mundshme ndaj Iranit.

FBI po heton rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara dhe po punon ngushtë me partnerët tanë në Departamentin e Mbrojtjes dhe Komunitetit të Inteligjencës”, tha Byroja Federale e Hetimit në një deklaratë të cituar nga Washington Post.

Dokumentet e klasifikuara “top sekret” në lidhje me planet e Izraelit filluan të qarkullojnë në internet disa ditë më parë.

Ato janë të shënuara tepër sekrete dhe kanë shenja që tregojnë se duhet të shihen vetëm nga SHBA dhe aleatët e saj, Australia, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Mbretëria e Bashkuar. Që atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë nisur një hetim mbi rrjedhjen e informacioneve.

Lindja e Mesme është gjithë “sy e veshë” se cila do të jetë përgjigja e Izraelit ndaj Iranit pas sulmit me raketa të këtij të fundit në fillim të këtij muaji teksa sot në Tel Aviv ka mbërritur Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Ndërkaq, komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Ali Jafari ka deklaruar se Izraeli nuk ka gjasa të bëjë një lëvizje të forta kundër Teheranit, por në vend të kësaj sipas tij, mund të kryejë një sulm të kufizuar simbolik.

Izraeli mendohet se po planifikon një hakmarrje të fortë ndaj breshërisë së fundit të raketave iraniane më 1 tetor.

/rtsh.al/