RTSH 24 Live

Ekonomi

Balluku në Lezhë: Në 2025-ën kemi parashikuar investime madhore në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve

2 orë para

Balluku në Lezhë: Në 2025-ën kemi parashikuar investime madhore në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve

Nga Lezha, ku do nisin punimet për zbatimin e Programit Infrastruktura Bashkiake V, i cili parashikon investime në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve, zv. kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se ky projekt parashikon gjithashtu investime në infrastrukturë, shërbime inxhinierike dhe mbështetje institucionale prej rreth 18 milionë eurosh.

Ministrja Balluku njoftoi se në vitin e ardhshëm, në projektbuxhetin që do të diskutohet së shpejti në Kuvend janë parashikuar një sërë investime madhore në ujësjellës kanalizimeve.

Duhet pasur parasysh që ky projekt gjithashtu parashikon investim në infrastrukturë, si dhe shërbime inxhinierike dhe mbështetje institucionale prej rreth 18 milion eurosh. Do të ndërtohen rreth 3 km linjë transmetimi kryesore për furnizimin me ujë në Shëngjin, si një nga njësitë më të rëndësishme turistike të vendit tonë, rrjet i ri shpërndarës prej rreth 12 km për lagjen Kodër Marlekaj, rrjet i ri shpërndarës prej rreth 16 km për fshatrat Kakariq dhe Gocaj, ku gjithashtu do të ndërtohet edhe 2 puse të rinj uji”, tha ministrja.

Ndër të tjera, ministrja vlerësoi se sezoni veror ka qenë i suksesshëm.

/rtsh.al/