RTSH 24 Live

Ekonomi

Ministri Malaj: Synojmë krijimin e një skeme të qëndrueshme për pensione më të larta. Do rrisim bonusin e fundvitit!

21/10/2024

Ministri Malaj: Synojmë krijimin e një skeme të qëndrueshme për pensione më të larta. Do rrisim bonusin e fundvitit!

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrat, Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj kanë zhvilluar një  bashkëbisedim me pensionistët për skemën e pensioneve

Gjatë fjalës së tij, ministri i Financave, z. Petrit Malaj, deklaroi se qeveria Rama është plotësisht e angazhuar për një rritje sa më të shpejt të pensioneve.

sipas tij, kjo çështja që prek të gjithë nuk ka ngjyrime politike ndaj për këtë arsye meriton që të kemi një qasje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Ministri u shpreh se, që nga dita e marrjes së detyrës sime  një nga çështjet kryesore që më është kërkuar nga kryeministri Edi Rama ka qenë adresimi I një zgjidhje , të shpejt dhe të qëndrueshme të pensioneve.

Është fakt që kategoria e pensionistëve është kategoria që ka përfituar më pak nga zhvillimet ekonomike të vendit. e ndërsa kemi rritur pagat në administratë, shëndetësi, arsim , polici dhe mbrojtje , beoj se ka ardhur koha që të adresojmë dhe çështjen e rritjes së pensioneve”.

Së bashku me ministrin Gonxhja , jemi ngarkuar për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejt, tha ai, duke shtuar se ndërhyrja e qeverisë për këtë çështje do të jetë në dy faza, që sikurse e quajti ai, “ndërhyrja do të jetë në terma afatshkurtër por dhe në ato afatgjatë.

Po shqyrtojmë mundësinë e rritjes substanciale të bonusit të fundvitit duke u bazuar në performancën  e ekonomisë si dhe kapacitet financiare që ka vendi unë.  Ky bonus është një mënyrën është një mënyrën për të lehtësuar sadopak barrën financiare ë përditshme që keni dhe synon të ndihmojë më shumë ata që kanë nevoje. Ndërsa në termat afatgjate synojmë krijimin e një skeme e cila është një skemë pensioni e qëndrueshme që do të garantoj në vazhdimësi pensione më të larta”.

Gjithashtu ministri shfrytëzoi rasti për të sqaruar serish çështjen e indeksimit të pensioneve me 4.1%.

Indeksimi me këtë shifër nuk ka të bëj fare me skemën apo me reformën që duam të bëjmë ne  dhe nuk ka lidhje me rritjen e pensioneve që kemi për qëllim të kryejmë.  4.1% është një detyrim ligjor që ka të bëjë me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

 

/rtsh.al/