RTSH 24 Live

Politikë

Kryemadhi i përgjigjet SPAK: Paratë, për operacionin e tim biri. A e hetuat ndërhyrjen e djalit të Ramës?

2 orë para

Kryemadhi i përgjigjet SPAK: Paratë, për operacionin e tim biri. A e hetuat ndërhyrjen e djalit të Ramës?

Deputetja Monika Kryemadhi në një deklaratë për media ka komentuar njoftimin zyrtar të SPAK për akuzat ndaj saj dhe ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta (i arrestuar një ditë më parë).

Ndalur te shifra e publikuar nga SPAK për 106 mijë eurot e operacioneve të kryera nga  Meta dhe Kryemadhi, kjo e fundit theksoi se Prokuroria e Posaçme nuk ka ruajtur sekretin hetimor dhe se ka shkelur ligjin.

Po ashtu, Kryemadhi kërkoi nga SPAK nëse ka hetuar Kryeministrin Edi Rama për operacionin që i ka kryer djalit të tij i cili ka qenë me tumor, se kush i ka paguar paratë, si janë paguar dhe ku është kuruar?

Ndihem e fyer që SPAK gënjen në deklaratë që thotë 106 mijë euro operacione. Në moshën 6 vjeç fëmija im ëhstë operuar dhe mjekët I kanë dhënë një javë jetë nëse s’bëhej ndërhyrja. Ka bërë dhe dy operacione në 2013, 2015 dhe një vjet.

Ka bërë dhe Ilir Meta një oepracion shëndetësor në 2013, e kam paguar unë kesh (cash). Për çdo gjë që flitet aty Ilir Meta s’ka paguar as një shishe ujë. Është personazh që dhe sot po e pyete sa kushton një shishe ujë nuk e di.

Të më fali Matilda Makoçi, Gregor Rama dhe Edi Rama. A e ka deklaruar Rama operacionin e fëmijës së vetë kur e kishte me kancer, kush e ka paguar, ku e ka bërë dhe si e ka bërë? A e ka hetuar SPAK?

A do bëjë deklaratë Altin Dumani,Sotir Kllapi dhe Arben Kraja për hetimin e shërimit të djalit të Edi Ramës?”, deklaroi Kryemadhi.

Kryemadhi u shpreh se akuzat ndaj saj, vijnë si pasojë e denoncimeve që ajo ka kryer për incineratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

“Rezultat i denoncimit tim për incineratorët. Janë 50 vetë të ndaluar ose në kërkim. Të ndaluar fundi kavallit, ndërsa përfituesit kryesor të parave, disa jashtë shtetit, disa drejtojnë shtetin. Janë dhe 50 të tjerë, viktima të radhës që do marrin përsipër zullumet e të tjerëve. Deklarata ime erdhi pas atyre të PSAK.

Kam menduar se qoftë dhe për shkak të këtij ambienti refrektar, apo dhe mosbesues ata duhet të ishin korrekt me çështjen që ka të bëjë me Metën dhe Kryemadhin.

Jam thirrur me qindra njerëz, bashkëpunëtorë e familjarë të mi. Janë rrëmbyer në aeroporte, janë zhveshur të huaj e shqiptarë., Janë intimuduar, kërcënuar dhe u kanë kërkuar të bëjnë dëshmi të rreme. Për hir të sekretit hetimor ne nuk kemi folur.

Ka njerëz që kanë kaluar veting apo kanë marrë detyrën përmes ndërhyrjes së Agaccit, Ramës, Xhafajt”, tha Kryemadhi.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj Ilir Metës dhe detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Sipas SPAK, janë dokumentuar disa episode ku Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në bashkëpunim mes tyre dhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

SPAK shpjegon më tej se akuzat nisin që me atë të CEZ-DIA deri te ndikimi nga ana e Monika Kryemadhit te drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

/rtsh.al/