RTSH 24 Live

Politikë

Kryemadhi: SPAK ka kërcënuar personat afër nesh të bëjnë deklaratë të rreme. Beteja ime, politike   

3 orë para

Kryemadhi: SPAK ka kërcënuar personat afër nesh të bëjnë deklaratë të rreme. Beteja ime, politike   

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e ka cilësuar SPAK “si ushtarë të kryeministrit Edi Rama”, ndërsa ka dënuar mënyrën e arrestimit të ish bashkëshortit të saj Ilir Meta “si të ishte kriminel”.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi tha se “ushtarët e Ramës” e kanë goditur në kokë ilir Metën gjatë momentit të arrestimit.

E pyetur nëse do të zbatonte masën e dhënë ndaj saj “detyrim paraqitje”, ajo u shpreh se Po, ndërsa theksoi se bëtaja e saj nuk ishte me drejtësinë, por me ata që i shërbejnë Ramës.

“Edhe pse është drejtësi e kastruar e Ramës do e respektoj vendimin për detyrim paraqitje. Beteja nuk është te forca, por të argumenti. A ka argument sot qeveria për inceneratorin e Tiranës? Ça bën SPAK-u ka 4 vjet? Shkojnë e marrin metën me kapuça e kallashnikov në dorë? Kur e kanë kërkuar ato Ilir Metën dhe nuk e kanë gjetur ndonjëherë? Kur u ka thënë Ilir Meta jo atyre? Kush është Ilir Meta që e rrëmbejnë ashtu? Pastaj na del një motër-fucker aty që e godet në kokë. Kush është polica e Neritan Nallbatit?”, tha Kryemadhi.

Sipas saj personat që kishin lidhje me të janë indimiduar nga SPAK për të bërë deklarata të rreme.

“Mjekun kirurg që ka operuar fëmijën tim e kanë marrë si kriminel në Rinas. Ndërkohë që SPAK ka pasur kartelën mjekësore timen dhe të fëmijës tim? Pastaj pse nuk e marrin në telefon po e marrin si kriminel për ta intimiduar? Personin që mamaja ime i ka blerë shtëpinë e kanë kërcënuar dhe i kanë thënë deklaro se t’i ka dhënë lekë në dorë. Por kjo nuk është e vërtetë. U kanë kërkuar që të bëjnë edhe deklarata të rreme. Këto thonë që po punojmë me metoda amerikane dhe provokojnë. Por punojmë dhe ne me këto metoda dhe do provokojmë”, tha ajo.

Kryemadhi tha se do të vijojë betejën e saj politike, ndërsa atë ligjore do ia lë në dorë avokatëve të saj.

Deputetja Kryemadhi madje theksoi se kishte vendosur të hiqte dorë nga politika, por se “kjo çështje e bëri që të rikthehet dhe të vijojë denoncimet e aferave korruptive me inceneratorin e Tiranës”.

“Ata janë ushtarë e Ramës, beteja ime nuk është me ta. Ata janë ushtarët e një perandorie të kapur nga krimi. Beteja ime është politike në media dhe me të gjitha ata që i shërbejnë Edi Ramës. Kjo vjen ndoshta edhe për shkak të sjelljes tonë të gabuar si opozitë por nuk jam unë që duhet ta komentojë këtë gjë. Beteja ime politike ka të bëjë me sensibilizimin dhe në gjithë jetën time kam dashur të shërbejë me devotshmërinë time Ilir Metës si politikane dhe një nënë e bashkëshorte në familje. Edhe pse nuk kisha ndërmend të merresha me politikë, vetë këto më kthyen të merrem me politikë. Kjo beteje do ketë kohën e vet. Komunikimi im me Metën prej 7 muajsh zero me përjashtim të padisë së divorcit. Në këtë çështje do punojmë të ndarë, masa arresti për Metën është një masë arresti për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin”, tha ajo.

/rtsh.al/