RTSH 24 Live

Sociale

Turizmi, një mundësi për të rinjtë, baristja nga Tirana zgjedh Sarandën këtë sezon veror

25/06/2024

Turizmi, një mundësi për të rinjtë, baristja nga Tirana zgjedh Sarandën këtë sezon veror

Kjo është Anila Alia, 28-vjeçarja nga Tirana që, teksa provoi t’u shërbente klientëve të shumtë nga banaku i barit, u bë një bariste profesioniste. Ajo përgatit lëngje dhe pije sipas dëshirës së klientëve të cilët ngelen të kënaqur pasi "dashuria që ka për profesionin", siç shprehet ajo, e ka bërë Anilën që këtë punë ta kthejë në art.

Mendoj që është një nga profesionet më të bukura i cili do horizont dhe do ambicie”, u shpreh Anila Alia, me profesion bariste.

Baristja, që ka 5 vite në këtë zanat, është një vajzë tip i hedhur, që çdo ditë eksperimenton dhe sjell risi në punën e përditshme të klientëve. Tashmë profesioni i është kthyer në pjesë të jetës dhe përditshmërisë.

Më jep kënaqësi sepse jam një tip hiperaktiv dhe në momentin që unë bëj kokteje jam gjithmonë aktive”, tha u shpreh Anila.

Anila e njeh mirë shijen dhe guston e klientëve të saj që shpesh i rikthehen pas shumë kohe pijeve dhe koktejeve të përgatitura me mjeshtëri nga duart e Anilës. Ajo veçon disa prej pijeve që turistët e huaj preferojnë nga banaku I saj .

Tashmë që ka startuar sezoni veror, Anila punon pa orar pasi fluksi I lartë I turistëve dhe jeta e natës ka shtuar volumin e punës. Ajo, bashkë me kolegët dhe kamerierët, di të përmbushë kërkesat e klientëve.

Zhvillimi i turizmit kohët e fundit po u jep mundësinë shumë të rinjve të kenë mundësi të punësohen edhe gjatë sezonit veror.

/RTSH/