RTSH 24 Live

Sociale

Treguesit demografikë në 7 muaj - Më pak lindje e martesa në Kukës krahasuar me vjet

27/07/2024

Treguesit demografikë në 7 muaj - Më pak lindje e martesa në Kukës krahasuar me vjet

Në gati 7 muaj të këtij viti, në Kukës  rezultojnë më pak lindje, martesa dhe më shumë vdekje në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Kemi rreth 267 lindje ndërsa vitin e kaluar kemi pasur rreth 292 lindje përafërsisht diku tek 8% më pak lindje se vitin e shkuar rreth 122 martesa ndërsa në 2023 kemi pasur rreth 138 martesa. Për vitin 2024 kemi rreth 149 vdekje ndërsa vitin e shkuar kemi pasur rreth 146 vdekje”, u shpreh Rezart Hoxha, specialist ne gjendjen civile.

Sa i përket lindjeve dhe martesave, ndodhin në shtete të tjera duke ulur shifrat në gjendjen civile në Kukës të këtyre akteve.

“Janë shtuar lindjet jashtë vendit, janë shtuar martesat që ndodhin  jashtë vendit”, u shpreh Hoxha.

Treguesit demografikë në bashkinë Kukës si  lindjet, martesat dhe vdekjet edhe  këtë vit  përllogariten në vlera negative  por lindjet vazhdojnë të kenë uljen më të lartë.

/RTSH/