RTSH 24 Live

Sociale

Botoksi kontrabandë jo vetëm një problem, alarmi për dëmet nga qendrat estetike është i paralajmëruar

14 orë para

Botoksi kontrabandë jo vetëm një problem, alarmi për dëmet nga qendrat estetike është i paralajmëruar

30 qendra estetike u vunë  2 ditë më parë nën një kontroll blic të policisë duke zbardhur një  sasi të madhe të botox-it kontrabandë që ato posedonin . Por problemi që sot cënon  drejtpërdrejtë shëndetin është kush I përdor këto produkte kontrabantë ? A janë ata mjekë estetistë apo janë thjesht estetistë, dentist apo parukierë?

Alarmi për dëmet që po vijnë nga këto qendra është dokumentuar me fakte nga vetë mjekët dermatologë në kongresin e fundit të mjekësisë estetike por asnjë kontroll nuk u bë për verifikimin e statusit të burimeve njerëzore që punojnë në këto qendra.

Mjekësia estetike nuk ka të vetmin problem kontrabandimin e produkteve por edhe atë të menaxhimit të procedurave invazive nga njerëz pa një diplomë të fakultetit të mjekësisë. Dëmet në shëndet po paguhen shtrenjtë nga qytetarët ndërsa ndëshkimet janë thuajse zero.

Gazetare: Sonila Mlloja

/RTSH/