RTSH 24 Live

Sociale

Muze për “At Gjergj Fishtën” - Investimi në vendlindjen e poetit, pjesë e "Itenerarit Fishtian" Lezhë-Shkodër

17 orë para

Muze për “At Gjergj Fishtën” - Investimi në vendlindjen e poetit, pjesë e "Itenerarit Fishtian" Lezhë-Shkodër

Qendra multifuksionale dedikuar poetit mbarë kombëtar "At Gjergj Fishta" ka përfunduar. Objekti është ndërtuar mbi rrënojat e banesës ku ka lindur poeti në Fishtë të Lezhës, ndërsa investimi i financuar nga Qeveria Shqiptare përmes fondit Shqiptar të Zhvillimit është pjesë e projektit të "Intenerarit Fishtian", që nis nga Lezha dhe përfundon në Shkodër.

“Janë bërë hapësira muzeale, hapësira për pritjen e turistëve vendas, gjithashtu kemi dhe amfiteatrin e jashtëm dhe është kulla e cila është muzeale”, u shpreh Alfred Gjoni, drejtor i punimeve.

Botuese i veprave të Fishtës Frano Kulli thotë se kjo qendër multifuksionale e cila është lidhur përmes një rruge këmbësore dhe me shtëpinë ku ka jetuar "At Gjergj Fishta" do të jetë një atraksion mjaft i rëndësishëm kushtuar kësaj figure.

Investimi i realizuar në Fishtë kap vlerën e 93 milion lekëve të reja si pjesë e itinerarit fishtjan i cili përfshin vendet ku ka jetuar dhe shërbyer françeskani i madh.

/RTSH/