RTSH 24 Live

Sociale

Të rinjtë e Gjirokastrës zgjedhin profesionet, shkolla "Thoma Papapano" pret 150 nxënës

14 orë para

Të rinjtë e Gjirokastrës zgjedhin profesionet, shkolla "Thoma Papapano" pret 150 nxënës

Pas kryerjes së një viti mësimor në gjimnazin e Përmetit, bëhet pjesë e shkollës profesionale “Thoma Papapano”. Sarentina ka zgjedhur të studiojë në degën TIK, duke e vlerësuar si një nga profesionet që i përkasin të ardhmes.

Për këtë vit mësimor, këtë degë e kanë zgjedhur 18 të rinj nga rajoni jugor, ku mes tyre është edhe Antea e cila ndryshe nga bashkëmoshatarja e saj, i kishte synimet të qarta që kur ishte nxënëse në shkollën “Urani Rumbo” në Gjirokastër.

Shkolla profesionale “Thoma Papapano” në Gjirokastër këtë vit shkollor i ka hapur dyert për 150 të rinj nga rajoni jugor. Ndryshe nga institucione të tjera arsimore, kjo shkollë vazhdon të presë nxënës që mund të transferojnë studimet nga shkollat e mesme të përgjithshme në të 4 programet që ofron TIK, Hidraulikë, Shërbime në Mjete Transporti dhe Hoteleri-Turizëm.

/RTSH/