RTSH 24 Live

Sociale

Kujdesi për bletët në muajt e vjeshtës dhe dimrit, ulja e temperaturave dhe lagështia ndikon negativisht

14 orë para

Kujdesi për bletët në muajt e vjeshtës dhe dimrit, ulja e temperaturave dhe lagështia ndikon negativisht

Në muajt e vjeshtës bletërritësit  fillojnë të përgatisin ambientin për bletët e tyre.  Aliko Muhaj bletërritës nga fshati Katundisht i Bashkisë Këlcyrë, tregon se tani bletët u nevojitet   një kujdes tepër i madh për shkak të  uljes së temperaturave.

Një problematikë tjetër e cila ndikon negativisht tek bletët është lagështira e tepërt, shton me tej bletërritësi.

Aliko Muhaj ka rreth 30-të vite që kujdeset për bletët. Këtë vit pavarësisht kushteve të vështira klimaterike për shkak të temperaturave të larta ka arritur që nga 60-të  koshere me bletë të nxjerr 6-të kuintal mjaltë.

Gazetare: L. Koçiu  

/RTSH/