RTSH 24 Live

Sociale

Gjirokastra destinacion i preferuar edhe në tetor

8 orë para

Gjirokastra destinacion i preferuar edhe në tetor

Edhe pse jemi në mes të tetorit, Gjirokastra vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët. Jo vetëm qyteti, me trashëgiminë e tij historike dhe kulturore, por edhe zonat përreth tërheqin një numër të madh vizitorësh që kërkojnë të eksplorojnë natyrën dhe historinë unike të rajonit.

Pritshmëritë edhe për nëntorin janë të larta, pasi interesi për të vizituar rajonin nuk ka të ndalur edhe gjatë muajve të ftohtë.

Megjithatë, mungesa e stafit të kualifikuar në sektorin turistik mbetet një sfidë që ndikon në shërbimin ndaj turistëve, sidomos gjatë periudhave të ngarkuara.

Gjirokastra vijon të mbajë një vend të veçantë në hartën turistike, duke u përgatitur për të mirëpritur vizitorë edhe gjatë muajve në vazhdim. Me gjithë sfidat që shoqërojnë këtë sektor, qyteti dhe rrethinat e tij mbeten destinacion i kërkuar nga turistët që duan të përjetojnë bukurinë autentike të Jugut të Shqipërisë.

/rtsh.al/