RTSH 24 Live

Rajon

Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, më 24 tetor në Bruksel

2 orë para

Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, më 24 tetor në Bruksel

Raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet më 24 tetor në Bruksel. I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojë një takim në nivel kryenegociatorësh, mes atij të Kosovës Besnik Bislimi dhe homologun e tij nga Beogradi, Petar Petkoviq.

Kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE u takuan për herë të fundit me të dërguarin e posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak në Bruksel më 17 shtator, por nuk u mbajt asnjë takim i përbashkët mes tyre.

Qëllimi i takimit është të diskutohen mënyrat se si të ecet përpara në procesin e dialogut dhe implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Më herët edhe kreu i NATO-s Marke Rutte tha se BE po bën përparime të vogla lidhur me dialogun Kosovë-Serbisë dhe se Rusia po përfiton nga dobësitë e tyre të brendshme për kërcënime hibride.

/rtsh.al/