RTSH 24 Live

Rajon

Një tërmet me magnitudë 5,9 ballë godet qytetin turk të Malatya

16/10/2024

 Një tërmet me magnitudë 5,9 ballë godet qytetin turk të Malatya

Një tërmet me magnitudë 5,9 ballë të shkallës Rihter ka goditur të mërkurën qytetin turk Malatya në orën 10:46 sipas kohës lokale.

Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se epiqendra e tërmetit u regjistrua në Kale të qytetit Malatya, në rajonin e Anadollit Lindor.

Njoftohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10,07 kilometrash. Tërmeti është ndjerë edhe në Siri, Gjeorgji dhe Armen. 

/ rtsh.al /