RTSH 24 Live

Rajon

5% e popullsisë në Mal të Zi janë shqiptarë, 41,1% malazezë dhe 32,9% serbë

15/10/2024

5% e popullsisë në Mal të Zi janë shqiptarë, 41,1% malazezë dhe 32,9% serbë

Drejtoria e Statistikave në Mal të Zi publikoi këtë të martë rezultatet e censit të popullsisë të zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se 41,1 për qind e qytetarëve janë deklaruar malazezë, 32,9 për qind serbë,  9,45% boshnjakë, 4,97% shqiptarë dhe 2% rusë.

Numri i shqiptarëve në censin e vitit 2011 ishte 4,91%, duke pësuar një rritje të lehtë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2023.

Sipas Drejtorisë malazeze të Statistikave rreth 43% e banorëve kanë deklaruar serbishten si gjuhë amtare, për 34.5% është gjuha malazeze, ndërsa shqipja është gjuhë amtare për 32 mijë e 725 persona ose 5,25%.

Sipas fesë, qytetarët e Malit të Zi ndahen në 71% ortodoksë, 20% myslimanë dhe 3.2% katolikë. 

Në regjistrimin e dhjetorit rreth 2.8% e popullsisë nuk iu përgjigjën censit. Mali i Zi ka 623 mijë e 633 banorë.

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi duhej të bëhej në vitin 2021, por asokohe u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe disa herë për shkak se opozita ishte mosbesuese ndaj procesit.

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/