RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti do jetë me kthjellime dhe vranësira, reshje lokale

3 orë para

Moti do jetë me kthjellime dhe vranësira, reshje lokale

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje të pakta. Era do të jetë me drejtim jugperëndim 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 11/21°C
  • Zonat e ulëta 14/24°C
  • Zonat bregdetare 16/25°C

Kosova për dt. 18 Tetor 2024 do të ketë vranësira e reshje lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C–11°C në mëngjes deri në 18°C–20°C në mesditë.

E shtunë, 19 Tetor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe me reshje te pakta. Era do të jetë me drejtim jugperëndim 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 10/19°C
  • Zonat e ulëta 14/23°C
  • Zonat bregdetare 16/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

/rtsh.al/