RTSH 24 Live

Aktualitet

Zyrtarja e SHBA, 1 orë takimi me Dumanin, ambasada: Thelbësore që SPAK e BKH të mbështeten te institucionet e tjera

12 orë para

Zyrtarja e SHBA, 1 orë takimi me Dumanin, ambasada: Thelbësore që SPAK e BKH të mbështeten te institucionet e tjera

Ambasada e SHBA ka dhënë detaje nga diskutimet e zhvilluara mes të Ngarkuarës amerikane me punë, Nancy VanHorn dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, në takimin e zhvilluar mes tyre këtë të enjte (17 tetor) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se VanHorn ka vlerësuar arritjet e SPAK në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.

Po ashtu, VanHorn ka diskutuar me Dumanin, sipas ambasadës amerikane, edhe për domosdoshmërinë e mbështetjes së SPAK dhe BKH-së tek institucionet e tjera si policia, gjykatat, prokuroritë e zyrat e vettingut. Kjo konsiderohet nga SHBA si thelbësore për të mbrojtur përparimin që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit.

E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, u takua sërish me Kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. Zj. VanHorn dhe Z. Dumani diskutuan se si SPAK dhe BKH nuk mund ta kryejnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten tek institucione si policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. Kjo është thelbësore për të mbrojtur përparimin që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një element kyç i procesit të integrimit në BE”, shkruhet në postimin e ambasadës amerikane.

/rtsh.al/