RTSH 24 Live

Aktualitet

Zyrtarja e SHBA-së vizitë në SPAK, takim 1 orë me Altin Dumanin

18 orë para

Zyrtarja e SHBA-së vizitë në SPAK, takim 1 orë me Altin Dumanin

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Nancy VanHorn ka zhvilluar një vizitë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Nancy VanHorn është takuar për rreth një orë me Altin Dumanin dhe prokurorët e posaçëm.

Vizita e të Ngarkuarës me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Nancy VanHorn vjen kur ditën e sotme deputetët e opozitës u përplasën me gardën e Kuvendit, ku një numër i madh i deputetëve të Partisë Demokratike nuk u lejuan në seancën e sotme plenare pasi janë përjashtuar për shkak të dhunës brenda dhe jashtë këtij institucioni nga ana e ligjëvënësve demokratë, të cilët kanë përmbysur dhe djegur karriget në seancat plenare të fundshtatorit. 

Më pas, në fillim të këtij muaji, Sekretariati i Etikës së Kuvendit bëri të ditur se u përjashtuan përkohësisht 24 deputetë të opozitës nga seancat plenare të Kuvendit, për shkak se dogjën karrige para ndërtesës së institucionit.

Sekretariati vendosi që kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Flamur Noka, dhe deputetin Bledion Nallbati, të përjashtohen për 60 ditë nga seancat plenare.

Ndërsa, 20 deputetë të tjerë janë përjashtuar për 40 ditë. Një deputet tjetër është përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare.

Vendimi për përjashtimin e tyre u mor pas kërkesës që bënë një grup deputetësh të Partisë Socialiste menjëherë pas seancës së 30 shtatorit, e cila u shoqërua me akte dhune brenda dhe jashtë Kuvendit.

Nga ana tjetër, grupi Parlamentar i PD kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës, disa punonjës të paidentifikuar policie:

/rtsh.al/