RTSH 24 Live

Aktualitet

I shtruar prej ditësh, ndërron jetë në spital i moshuari që u dhunua me bashkëshorten në Fier

3 orë para

I shtruar prej ditësh, ndërron jetë në spital i moshuari që u dhunua me bashkëshorten në Fier

Ndërron jetë 80 vjeçari i cili disa ditë më parë u dhunua fizikisht së bashku me bashkëshorten e tij për motive të dobëta nga shtetasi I.N 47 vjeç i cili e goditi me grushta në pjesën e kokës, ngjarja ka ndodhur në Povelcë të Fierit.

Si pasojë e dhunës shtetasi N.R, ndodhej i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasin I. N., 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier, person me precedent penal për krime ndaj personit.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’.

/rtsh.al/