I dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë këtë të hënë (5 qershor) një vizitë në Prishtinë, ku do të kenë një takim me Presidentin e Kosovës, Albin Kurti.
Bisedimet do të përqëndrohen te situata e tensionuar në veri të Kosovës, ndërsa takimi me Kurtit, Escobar dhe Lajçak pritet të nisë në orën 20:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Serbët janë duke vazhduar protestat në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por situata duket më qetë.
Situata u tensionua në veri të Kosovës pasi serbët lokalë u ngritën në protesta të dhunshme në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potik, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve, ndërsa kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
/rtsh.al/