Lista Serbe ka kërkuar ndërprerjen e dialogun me Kosovën derisa policia dhe kryetarët shqiptarë nga komunat serbe të largohen. Kjo kërkesë e Listës Serbe vjen një ditë pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
“Ne, përfaqësuesit politikë të popullit serb nga Kosova dhe Metohia, si dhe i gjithë populli serb, i dërgojmë një kërkesë presidentit tonë Vuçiq dhe gjithë lidershipit shtetëror që menjëherë të pezullojë çdo pjesëmarrje të mëtejshme të Beogradit në dialogun me Prishtinën”, tha kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq në konferencën për media sipas Tanjug.
Sipas tij, çdo bisedë me Prishtinën në rrethanat aktuale është kundërproduktive.
Dialogu për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.
Të premten (26 maj) marrja e detyrës nga kryetarëve të rinj të 3 komunave në veri të Kosovës ka hasur në rezistencën e serbëve lokalë, të cilët nuk i pranojnë si të përzgjedhurit e tyre. Për këtë arsye, është dashur edhe ndërhyrja e policisë, ku pesë efektivë të Kosovës kanë mbetur të plagosur. Për të shpërndarë protestuesit Policia përdorur edhe gaz lotsjellës.
Për këtë situatë reaguan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e BE të cilët dënuan sulmet dhe kërkuan ndërprerjen e masave të dhunshme. NATO kërkoi që institucionet e Kosovës të shtensionojnë menjëherë situatë, duke bërë thirrje për dialog mes palëve.
/rtsh.al/