RTSH 24 Live

Rajon

Sofja mirëpret Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike

26/07/2024

Sofja mirëpret Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike

Mbi 500 delegatë nga 150 vende po mbërrijnë në Bullgari për sesionin e 61-të të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), njofton Radio Bullgaria në gjuhën shqipe. 

Nga data 26 korrik deri më 2 gusht në Sofje do të mbahet sesioni plenar i organizatës shkencore ndërkombëtare më me ndikim në fushën e ndryshimeve klimatike, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave. 

Ministria koordinon gjithashtu një program satelitor me një sërë ngjarjesh për të tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve, bashkive dhe bizneseve, si dhe shoqërisë ndaj problemeve klimatike në Bullgari dhe rajonin e Detit të Zi.

Sipas Radio Bullgaria

/ rtsh.al /