RTSH 24 Live

Europë

BE jep 20 milionë euro për zonat e prekura nga përmbytjet në Bosnjë-Hercegovinë

25/10/2024

BE jep 20 milionë euro për zonat e prekura nga përmbytjet në Bosnjë-Hercegovinë

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha të premten në Sarajevë se Bosnjë e Hercegovina ka treguar shumë herë në të kaluarën se mund të arrijë rezultate në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE) kur vepron e bashkuar.

Në kuadër të vizitës së saj në BeH, Von der Leyen zhvilloi takim me kryesuesen e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, ndërsa para kësaj u takua edhe me anëtarët e Presidencës së BeH-së.

Pasditen e së enjtes ajo vizitoi Jabllanicën, e cila ka pësuar më së shumti nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e fundit të dheut.

Presidentja e KE-së shprehu edhe një herë ngushëllimet e saj për familjarët e viktimave të përmbytjeve të fundit në BeH.

Ajo vuri në dukje se BE-ja do të konsiderojë gjithashtu dhënien e ndihmës për BeH-në nga Fondi i Solidaritetit, i cili është në dispozicion të vendeve anëtare në rast të fatkeqësive natyrore.

Von der Leyen shprehu mirënjohjen për angazhimin e BeH-së në rrugën evropiane.

Von der Leyen theksoi se është shumë e rëndësishme që Bosnjë e Hercegovina të veprojë e bashkuar që të mund të zbatojë reformat në mënyrë më efikase dhe të arrijë rezultate në rrugën evropiane.

Ajo tha se çështja e zgjerimit të BE-së do të jetë prioritet absolut gjatë mandatit të saj të dytë.

Më pas Von der Leyen theksoi rëndësinë e dy nismave, Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Planit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

/ rtsh.al /