RTSH 24 Live

Sociale

Tetori rozë – Rreth 50 raste me kancer në gji, shërbimi i mamografisë në çdo muaj pa planifikim

29/10/2024

Tetori rozë – Rreth 50 raste me kancer në gji, shërbimi i mamografisë në çdo muaj pa planifikim

Muaji tetor rriti me disa herë kontrollet e gjirit, por bashkë me numrin u rregjisitruan edhe rastet problematike. Sipas ISHP nga kontrollet e shtrira në vend, rreth 50 raste janë diagnosikuar me kancer vetëm këtë muaj.

Në poliklinikën e specialiteveve Nr.3 në Tiranë, si qendra me numrin më të lartë të kontrolleve, ende vijojnë kerkesat për mamografi ndaj ky shërbim pritet të hapet pa planifikim përgjatë gjithë  vitit.

“Kam ardhur të kontroll gjoksin. Kam hequr njërin gji para 4 vitesh dhe mendova të kontrollohem sërish se mos kam ndonjë gjë në gjirin tjetër. Jam 75 vjeç dhe mezi kam ardhur, por duhet patjetër të kontrollohem“, u shpreh zonja.

Në Poliklinikën e specialiteteve Nr.3 një zonjë 75 vjeçe hyri gjithë frikë për të bërë mamografinë. Gjiri i hequr 4 vite më parë i ka lënë shenjë jo vetëm në trup por edhe në shpirt. Procedura e mjekut radiolog zgjati vetëm disa minuta, por ato ishin më të mezipriturat e jetës së saj për të çliruar nga ankthi i përgjigjes.

Tani ndihem e lehtësuar. Mjeku më tha se dola mirë, tani u lirova se e kisha tamam një barrë. Mendoja kush e di si do më dalë”, shprehet zonja.

Kjo ishte një ndër 1500 gra të diagnostikuara këtë tetor. Sipas ISHP nga kontrollet e shtrira në vend, rreth 50 raste janë diagnosikuar me kancer vetëm këtë muaj.

Jemi pothuajse në fund të muajit Tteor dhe deri tani kemi realizuar rreth 1500 mamografi mbi 340 ekografi. Ka shumë raste që shkojnë më tej për biopsy dhe ndjekje dinamike tek mjeku senolog onkolog. Numri në raport me vitet e tjera e CA-MAME është rritur ndjeshëm. Afërsisht 3-4% e diagnostikimeve kutu dalin të vërtetuara. Ka edhe shumë raste me fibroadenomë , kiste , raste që huehn determinuar më tej”, shprehet mjeku radiolog, Guljem Paloka, në Poliklinika e specialiteteve Nr.3 Tirane

Nuk kanë munguar edhe burrat në këtë fushatë.

Meshkujt janë më të pakët se femrat por tek ata kanceri kur konstatohet është agresiv dhe prek edhe mushkrinë”, tha mjeku.

Tetori rrit gjithmonë numrin e kontrolleve por një lajm i mirë vjen për këto shërbime

Shërbimi i mamografisë pa planifikim po mendojmë të jetë jo vetëm në tetor por edhe në muajt e tjerë të vitit”, thekson mjeku.

Regjistri i kancerit dy vitet e fundit tregon se ka patur një rritje t rasteve të reja gjatë përiudhës Tetor –Janar krahasur me vitet e tjera por kontrollet duhet të jenë në çdo muaj të vitit.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/