RTSH 24 Live

Sociale

Virozat e stinës, Hysa: Situata ka arritur kulmin në këtë periudhë

31/12/2024

Virozat e stinës, Hysa: Situata ka arritur kulmin në këtë periudhë

Rastet e virozave janë rritur ndjeshëm dhe kanë arritur kulmin gjatë kësaj periudhe në Shkodër. 

Gripi dhe virozat e stinës kanë prekur kryesisht moshat aktive.

"Situata epidemiologjike në qytetin e Shkodrës është mjaft dinamike për shkak të numrit në rritje të rasteve me viroza dhe grip," tregon epidemiologia Dhurata Hysa.

Mjekja thekson se ka një trend në rritje të infektimeve dhe kërkon nga qytetarët që të shmangin grumbullimet në ambiente të mbyllura.

"Në shumicën e rasteve janë infektimet ndodhin prej pjesëmarrjes në ambiente familjare, ku ka emigrantë që mund të sjellin këto lloje virozash," thotë Dr. Hysa.

E rëndësishme është të fillohet mjekimi menjëherë, pasi situata mund të përkeqësohet.

"Neglizhohet në marrjen e masave në fillim të infeksionit, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, sepse kur ka komplikime që janë serioze, ato kalojnë në bronkite, bronko-pneumoni, pneumoni me forma të rënda," këshillon epidemiologia.

Gripi mund të lërë pasoja të rënda në mushkëri, ndaj znj. Hysa këshillon që qytetarët e infektuar të drejtohen te mjeku i familjes dhe më pas te pneumologu.

Gazetar: L. Kadija

/rtsh.al/