RTSH 24 Live

Sociale

Antigonea në vëmendjen e turistëve, gjatë vitit 2024 e vizituan 3000 turistë nga e gjithë bota

03/01/2025

Antigonea në vëmendjen e turistëve, gjatë vitit 2024 e vizituan 3000 turistë nga e gjithë bota

Parku arkeologjik Antigone nga viti në vit tërheq edhe më shumë vizitorë. Shifrat për vitin 2024 flasin për 3000 të tillë, ose 1000 më tepër se një vit më parë. Sipas drejtuesit të tij Shkëlqim Guçe të huajt vijnë kryesisht nga Evropa Qendrore.

Gërmimet  arkeologjike që organizohen përmes misioni shqiptaro- italian synojnë në vijim të çojnë në kërkimin e tempujve, sheshit qendror dhe teatrit, çka sipas Guçes do të ndikojë edhe në shtimin e kuriozitetit për ta vizituar këtë park.

Qyteti, që u lind nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja, u zbulua në vitin 1968 nga arkeologu shqiptar Dhimosten Budina dhe emri i tij u mësua përmes gjetjes së 14 teserave të votimit ku shkruhej emri “Antigoneon”.

Gazetare:  Y.Ponde