RTSH 24 Live

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Shkodrës, policia jep detaje

02/01/2025

Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Shkodrës, policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen Rus në Shkodër mbrëmjen e sotme.

Gazetarja e RTSH-së, bënë me dije se policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Mësohet se është qëlluar me pistoletë në drejtim të një automjeti të parkuar në lagjen Rus të Shkodrës.

Gjithashtu, bëhet me dije se në drejtim të  automjeti që është në pronësi të shtetasit Elvis Hoxha, janë gjetur katër plumba pistolete

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 20:10, në lagjen Partizani, në Sheshin Rus, nga një person që qarkullonte me një motomjet pa targa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Peugeot të parkuar, në pronësi  të shtetasit E. H.

Nga të shtënat  janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e shtetasit E. H., si dhe dëmtime të lehta dhe në një automjet të parkuar afër automjetit tip Peugeot.

Pas marrjes së njoftimit  shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit dhe të drejtuesit të motomjetit që lëvizte autori.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohen kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se mund të jenë fshehur autori dhe bashkëpuntori i tij, drejtuesi i motomjetit.

 

Lajmi në përditësim...

 

 

/rtsh.al/