Reshjet e dëborës kanë zbardhur veriun e vendit mbrëmjen e së premtes (3 janar). Aktualisht nuk raportohet për problematika, teksa borëpastrueset po punojnë për të mbajtur të gjithë akset rrugore te kalueshme. Megjithatë, rekomandohet që qarkullimi në zonat malore të kryhet me goma dimërore.
Sipas Emergjencave Civile të prefekturës Shkodër, në Fushë Arrës trashësia e dëborës ka arritur në 15 cm, por nuk ka probleme në qarkullim. Në Lezhë ka patur 50 mm reshje shiu, por pa shkaktuar probleme në rrjetin e kullimit, në digë apo në argjinatura. Nivelet e ujit janë poshtë kuotave të rrezikut.
Po ashtu, nuk raportohen probleme as me furnizimin me energji elektrike.
/rtsh.al/